Site icon Telegrafi

Vietnamezi mund t’i ketë pasur flokët më të gjatë në botë

Gazeta tjetër “The Thanh Nien” shkruan se më 2006 flokët e tij arrinin gjatësinë 6.2 metra.

Sipas faqes zyrtare të librit të Rekordeve Guinness, kinezi Xie Qiuping mban rekordin botërorë për flokët më të gjata në botë me 5.6 metra, ky rekord është regjistruar më 2004.

Hay kishte filluar t’i rriste flokët para më shumë se 50 vjetëve, sepse sëmurej shpesh pasi i qethte flokët, i tha bashkëshortja e tij, Nguyen Thi Hoa, mediave vietnameze.

Mediat thanë se Hay, flokët e të cilit peshonin disa kilogramë, vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në jug të provincës Kien Gang në moshën 79 vjeçare. /Telegrafi/
 

Exit mobile version