Site icon Telegrafi

Vietnamezi i cili u ankua për dhimbje koke me muaj të tërë zbuloi se kishte shkopinj në kafkën e tij

Një burrë 35-vjeçar në Vietnam, i cili u ankua për dhimbje koke të forta për pesë muaj u trondit kur zbuloi një palë shkopinj në kafkën e tij.

Ditë më parë, vietnamezi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në një spital në Dong Hoi pas dhimbjeve të forta, transmeton Telegrafi.

Skanimet CT zbuluan se burri kishte përjetuar një çrregullim të rrallë pas kësaj, potencialisht kërcënues për jetën.

Mjekët thanë se burimi i problemit ishte për shkak të shkopinjve që kishin depërtuar në hundë dhe më pas në trurin e 35-vjeçarit.

Pacienti i paidentifikuar kujtoi se ishte përfshirë në një përleshje pesë muaj më parë kur kishte dalë për të pirë.

Edhe pse kujtesa e tij ishte e turbullt, atij i kujtohet se ishte goditur në fytyrë sipas gjasave me shkopinj. Por kur para pesë muajsh kishte shkuar në spital, profesionistët mjekësorë nuk gjetën shkopinj në hundën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version