Telegrafi

Vietnam: Së paku 82 persona vdesin nga vërshimet

Gjatë dy ditëve të fundit janë shënuar disa dhjetëra raste të vdekjes pasi që njerëzit kanë tentuar që vetvetiu të largohen nga rajonet e prekura nga vërshimet, por qeveria qendrore i ka tërhequr vëmendjen pushtetit lokal që të informojë popullatën lokale me rreziqet që bartin tentimet e tilla të largimit.

Hanoi, gjithashtu ka informuar pushtetin lokal të pjesës bregdetare të vendit që të ndalojë daljen e peshkatarëve në det pasi që Vietnamit po i afrohet tajfuni "Peipah" i cili në Filipine veçmë ka marrë jetën e pesë njerëzve, njofton Reuters.

Ky do të jetë tajfuni i gjashtë me radhë i cili vetëm këtë vit godet Vietnamin.