Telegrafi

Vieria: Jemi më të mirë se United

“I kam mposhtur ata më herët me Arsenalin dhe, po, besoj se këtë mund ta bëj edhe me Cityn tash, këtë sezon. Ne kemi një ekip i cili mund të luftojë për titull. Kur shikoni në lojtarët që ka klubi, besoj fuqishëm se nuk jemi jashtë garës për titull”.

“Ne duhet të besojmë se mund ta bëjmë atë dhe jam i sigurt se klubi mundet. Nuk kam dyshim për këtë. Gjithmonë kam zgjedhur ekipin e duhur për të arritur sukses”, ka thënë Vieira.

Francezi po ashtu ka thënë se United nuk duket i fuqishëm si në kohën kur ai luante te Arsenali.

“Ata nuk duken aq të fuqishëm siç kanë qenë. Vetëm shikoni rezultatet. Ata nuk dominojnë si janë mësuar. United ka qenë një top ekip dhe shumë pikë në avantazh. Kjo nuk është rast edhe tash”, ka shtuar 33-vjeçari./Telegrafi/