Telegrafi

Vieri këshillon drejtorët e Interit: Merreni Caicedon si zëvendësues të Lukakut

Christian Vieri beson se Interi duhet të nënshkruajë menjëherë me sulmuesin e Lazios, Felipe Caicedo.

Ish-qendër sulmuesi i Interit, Milanit, Juventusit, Lazios dhe Atletico Madridit shkoi në Instagram për të shfryrë zhgënjimin e tij me Nerazzurrët që nuk po arrijnë të shënojnë gola.

“Nëse unë do të ishin drejtor i Interit, menjëherë do të shkoja dhe të bisedoja me Caicedon, pasi ai është i përkryer për rolin e lojtarit të 12 -të”.

“Unë do t’i thosha atij, ti je zëvendësimi për Romelu Lukakun, eja dhe bashkohu me ne. Ai mund të mos pranojë, por të paktën do të përpiqesha, përndryshe çfarë bëjnë ata drejtorë tërë ditën?! ”.

Caicedo ka reputacionin shumë të mirë si zëvendësues te Lazio, së fundmi duke u futur nga bankina për të shënuar golin e barazimit të fundit ndaj Juventusit.

Ndërkohë, Vieri foli gjithashtu edhe në lidhje me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, duke e vlerësuar shumë lartë.

“Kane është sulmuesi i vetëm anglez që nuk është shumë anglez, pasi ai ka teknikë dhe vizion të mirë të lojës. Ata thonë se Alan Shearer ishte sulmuesi më i mirë ‘anglez’ dhe unë mund të pajtohem me këtë, por Kane është një sulmues i plotësuar”, ka thënë Vieri. /Telegrafi/