Telegrafi

Vieri: Interi dhe Moratti krijuan Calciopolin

“Më erdhi shumë keq për Juventusin, sepse kam simpati për ta. E njëjta gjë edhe për Milanin. Mendoja se po bëj diçka të mirë për presidentin tim, i cili ka shumëçka për të treguar se ka personalitet të dyfishtë”.

“Jam i gatshëm t’ua tregoj të gjithëve dokumentin, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte. Unë jam spiunuar, sepse nuk mund t’i mbaj të fshehura këto gjëra”, ka thënë për Firenze Viola sulmuesi italian, i cili e ka paditur Interin dhe Telecom Italia për përgjim ilegal ndaj tij. /Telegrafi/