Telegrafi

Viera refuzon Tottenhamin për shkak të Arsenalit?

Siç shkruan Daily Mail, Vieira, i cili dëshiron të largohet nga Interi në kërkim të një ekipi ku do të mund të luajë me ekipin e parë, që do t’i ndihmonte atij të sigurojë një vend për Kupën Botërore të verës së ardhshme, ka lënë anash idenë për t’u transferuar te Tottenham.

Viera është e kuptueshme se e ka marrë më me qetësi rikthimin e tij në Londër, pasi kjo mund ketë ndikim në njollosjen e reputacionit të tij si legjendë e Arsenalit.

Ekipet franceze Lyon dhe Paris Saint-Germain po ashtu kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin, derisa edhe Birmingham bëri interesim të hershëm për të. Por Vieira do të jetë më i lumtur të qëndrojë në Serie A nëse i ofrohet ndonjë marrëveshje e pranueshme.

Ndërkohë disa media raportojnë edhe mundësinë pak të besueshme që ish-kapiteni i Arsenalit, të rikthehet në mesin e topçinjve.