Telegrafi

Viera: Po rikthehem në formë

Francezi shënoi njërin prej golave në fitoren 6-1 të Cityt në udhëtim te Burnley gjatë të shtunës dhe ka filluar të rikthejë formën e tij.

“Kur arrita këtu nuk isha fizikisht në maje, por tash po përmirësohem. Shpresoj se mund ta ndihmojë ekipin të arrijë atë që ne vërtet dëshirojmë”, ka thënë 33-vjeçari. /Telegrafi/