Telegrafi

Vieira, zëvendësues i Wengerit te Arsenali?

Patrick Vieira (Getty Images)

Patrick Vieira është emri i fundit që po lidhet me stolin e Arsenalit, si zëvendësues i Arsene Wengerit.

Trajneri francez është afër largimit nga Arsenali pas plot 22 sezoneve të kaluara me klubin londinez.

Wenger thuhet se varësisht prej arritjeve të sezonit aktual ai ka vendosur të japë dorëheqje në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Wenger largohet në fund të sezonit, dhjetë emra janë në listën e drejtuesve për trajnerin e ri

Ky mendim i francezit thuhet se vjen pas zhgënjimit për mungesën e progresit të klubit në rritje.

Vieira dhe Henry duke festuar titullin e fundit të Arsenalit në Ligën Premier (Getty Images)

Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez mendohet se kanë ndarë tashmë mendjen për zëvendësuesin e Wengerit.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, ish-mesfushor dhe kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira mund të zëvendësojë ish-menaxherin e tij, Wenger.

Lexo po ashtu Capello opsion për Arsenalin?

Vieira, i cili ka impresionuar si trajner i ekipit të MLS-së, New York City FC, është shfaqur si një kandidat serioz për të zëvendësuar Wenger.

Për postin e trajnerit të Arsenalit në garë janë edhe shumë emra të mëdhenj si Carlo Ancelotti, Massimiliano Allegri, Fabio Capello e shumë të tjerë. /Telegrafi/