Telegrafi

Vieira pasardhës i Wenger!?

Sipas People, ish-kapiteni i Arsenalit pritet të zhvillojë bisedime me Wenger këtë javë për mundësinë e rikthimit te Arsenali pas disa sezonesh të kaluara te Interi.

Dhe, edhe pse 33-vjeçari do të nënshkruajë vetëm si lojtar, burime nga klubi kanë dhënë shenja se Arsenali dëshiron ta shohë atë në stafin stërvitor të ekipit, pas Kupës Botërore të verës së ardhshme.

Wenger, 59-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2011 dhe, deri tash, asnjë pasues i tij nuk është identifikuar.