Patrick Vieira ka sugjeruar se do të interesohej nëse Arsenali do t’i afrohej atij për postin e tyre të lirë menaxherial.
Topçinjtë kanë qenë pa trajner për më shumë se një javë, pasi shkarkuan Unai Emery pas një ecurie të dobët të rezultateve në Ligën Premier.
Një nga emrat e lidhur me postin e të parit në Emirates është edhe trajneri i klubit francez Nice, Vieira.
Ai ka rikonfirmuar angazhimin e tij për skuadrën nga Ligue 1, por nuk ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Arsenal.
“Kurrë nuk mund ta injorosh një klub ku ke kaluar nëntë vjet”, ka thënë fillimisht Vieira për Canal +.
“Por, sinqerisht, jam përqendruar në këtë projekt te Nice, ndihem shumë mirë këtu. Është një projekt shumë tërheqës”.
“Unë gjithmonë kam thënë që jam shumë i lumtur në Nice. Ne të gjithë jemi duke punuar për të quar klubin përpara dhe ka potencial”, përfundoi francezi.
Ndryshe, fitues i Kupës së Botës në 1998 me Francën luajti 279 ndeshje në Ligën Premier me Arsenalin nga 1996-2005 dhe tani është në postin e tij të dytë menaxherial, pasi më parë ka trajnuar New York City në MLS nga 2016-18. /Telegrafi/