Telegrafi

Vieira, Di Maria dhe Villa në listën e Chelseat

Sipas Daily Express, mesfushori i Interit, Patrick Vieira, tashmë ka zhvilluar bisedime dhe mund të jetë lojtari i parë i cili mund të përforcojë ekipin e Carlo Ancelottit.

Por, blutë po ashtu janë duke menduar të ofrojnë plot 30 milionë funte për anësorin e Bencifas, Angel Di Maria, dhe cakun e kamotshëm të tyre, David Villa nga Valencia. Chelsea po ashtu thuhet se po monitoron Emile Heskey-n nga Aston Villa.

Chelseat i është ndaluar të transferojë lojtarë nga FIFA, por është duke pritur anulimin e këtij vendimi pas ankesave të bëra./Telegrafi/