Telegrafi

Vieira: City do të luftojë për titull

Vieira, fitues i titullit me Arsenalin para se të transferohej në Serie A, ka thënë se koha e Cityt po vjen, derisa ekipi po përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit kundër Tottenhamit, që zhvillohet më 14 gusht.

“Ishte një ndeshje zhgënjyese kundër Spurs në maj, që nënkuptoi të mos kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Ishim aq afër. Por mendoj se ka shumë gjëra pozitive për t’i marrë nga sezoni i kaluar, dhe do të jetë vërtet ngazëlluese këtë herë”.

“Ajo që është më e rëndësishme është se ekipi po përmirësohet. E siguroj ekipin se ne mund ta arrijmë cakun tonë me nënshkrimet e reja – do të jetë vërtetë ngazëlluese”, ka thënë ish-kapiteni i Francës për faqen e Cityt. /Telegrafi/