Telegrafi

Viduka afër nënshkrimit me Portsmouth

Sulmuesi australian aktualisht është në pushime, por Hart mendon se marrëveshja tashmë është arritur me 33-vjeçarin, para ndeshjes së vikendit kundër Fulham-it.

“Do të përpiqemi shumë të sigurojmë lojtarë në disa ditët e ardhshme. Pritja është fjalë të cilën nuk e përdori shumë! Përpiqemi dhe shpresojmë se do të arrijmë diçka para vikendit. Mark ende nuk është rikthyer nga pushimi. Nuk e di se sa është i gatshëm ai, por ne nuk mund të presim deri në nëntor”, ka thënë Hart.

“I kemi bërë ofertë të mirë, që është pranuar, andaj vetëm pres të shoh se çfarë do të ndodh me të”, ka shtuar trajneri i Portsmouth.