Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Brendshëm, për paralajmërimet rreth ‘tensioneve’ nesër nga “Vidovdani”, ka thënë se serbët janë konsistentë në skenarët e tyre.
“Serbët janë konsistentë në skenarët e tyre destabilizuese dhe serioziteti i kësaj situate duhet të merret në konsideratë”, ka thënë Hoxha.
“Tensione do të ketë edhe nesër edhe në të ardhmen, por gjithçka është në kornizat e planifikimit sepse tashmë këto skenare serbe janë të lexueshme fatmirësisht. Po i lexojnë mirë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë tutje Hoxha në RTV Dukagjini.
Gashi: Nuk mund të ketë qetësi me Vuçiqin
I ftuar në studio për të diskutuar rreth kësaj çështjeje ishte dhe avokati Tomë Gashi, i cili tha se nuk mund të ketë qetësi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk mund të ketë qetësi me Vuçiqin por ne nuk mund të ia zgjedhim Serbisë kë e zgjedhin ata president dhe për këtë arsye ne duhet të kemi preventivën, informatat”, ka thënë Gashi.
“Ai që do sherr është Serbia dhe ne i kemi të gjitha kushtet, ne i kemi të gjitha kushtet dhe besoj që gjithë energjinë që kemi, potencialin policor edhe të tjerë në parandalimin e rreziqeve që na kanosen prej Serbisë. Ndërsa festat që janë, një numër i caktuar i njerëzve që marrin pjesë në Gazimestan dhe tani do të jenë në Graqanicë, në Mitrovicë dhe ndoshta në vende tjera, mendoj që përvoja e Policisë tonë, sjellja e tyre tepër korrekte duhet të mos bie në grackat e tyre”, ka thënë Gashi.
Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me angazhimet policore që do t’i ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve që mund të realizohen me rastin e “Kurban Bajramit” dhe “Vidovdanit”.