Telegrafi

Vidic: Nuk do të largohem nga United

Mediat shpesh kanë spekuluar për një largim të serbit nga Anglia, ku si destinacione të mundshme janë përmendur Barcelona dhe Milani.

“Kam nder që jam pjesë e këtij klubi për aq shumë vite dhe nëse do të mund të isha një prej shtyllave mbi të cilat do të ndërtohet ekipi i ri, do të jem shumë i kënaqur”.

“Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem dhe të luaj në vend tjetër. Janë njerëz tjerë që flasin ose shkruajnë këtë. Nuk dua të flas më shumë, pasi nuk mund t’i ndaloj njerëzit të spekulojmë”, ka thënë Vidic./Telegrafi/