Telegrafi

Vidic: Çmenduri të thuash se City është më i mirë se United

“City e ka përforcuar skuadrën dhe duket ekip shumë më i mirë se vitin e kaluar, por të thuash se është ekipi më i mirë në Mançester, është çmenduri”.

“Nëse (City) e fiton Premiershipin dhjetë vite radhazi, atëherë mund të bisedojmë sërish, por deri atëherë ne besojmë se jemi më të mirët në Mançester, por edhe më të mirët në Evropë”, është cituar serbi nga tabloidi “The Sun”.