Një i ri 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i grabiste babait të tij paratë në banesë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ishte babai i tij 45-vjeçar që denoncoi se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash.
Si rezultat i operacionit “House”, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij.
Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104,000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Telegrafi/