Site icon Telegrafi

Vidhte pako para derës së një shtëpie, pronarja e ndalon me ndihmën e pajisjes në derë (Video)

Pakot që i kishin arritur me postë në pragun e shtëpisë që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, po ia vidhte një grua e paemëruar.

Por, pronarja që e ka vendosur një pajisje speciale në derë, arriti ta ndalonte, vetëm duke e pyetur se çfarë po bënte, transmeton Telegrafi.

“A është kjo shtëpia e Deboras”, ka thënë me shpejtësi e dyshuara, kinse e ka ngatërruar shtëpinë dhe nuk dinte që po merr pakot e huaja.

Me të ‘kuptuar’ se është duke gabuar, ajo ktheu prej makinës të tri pakot që i kishte marrë, ndërsa u largua sikur gjithçka ishte një ngatërresë.

“Shumë shpesh aktivizohet kjo pajisje, madje edhe kur jam brenda në shtëpi, nga kafshët e ndryshme dhe degët e pemëve që i lëviz era. Kësaj here, isha duke kryer obligimet në punë, kur e pashë plaçkitësen dhe reagova menjëherë”, ka shpjeguar pronarja.

Sipas saj, të gjithë duhet të kenë këtë pajisje në shtëpi, veçanërisht ata që porosisin gjëra që t’ju vijnë me postë. /Telegrafi/

Exit mobile version