Site icon Telegrafi

Vidhnin bankomatet me mikrokamera

Grabitësit bullgarë u identifikuan nga kamerat e automateve në të cilat kryen edhe tërheqjet. Mënyra e tyre e vjedhjes nuk ishte e panjohur për ekspertet shqiptare. Bullgarët u kapën në një hotel në Durrës.

Bullgarët perdornin dy mikrokamera dixhitale te cilat i vendosnin në folenë e kartës së bankomatit, nga ku merrnin regjistrimin e kodeve pin, të kartave të përdoruara nga qytetarët kryesisht në Tiranë, Vlorë e Sarandë. Grabitësit nga Sofja nuk kishin kryer asnjë vjedhje bankare në Durrës, ku edhe kishin rezidencen e tyre që prej muajit maj të këtij viti.

Grabitësit programonin të dhënat e tyre në komjuterat lap top, dhe më pas prodhonin kartat e klonuara me anë të pajisjeve komjuterike, pasi merrnin të gjitha të dhënat e një karte bankare. Kartat e prodhuara nga bullgarët kishin edhe logot e bankave në të cilat do te kryenin vjedhjet e tyre, raportoi TCh.

Bullgarët morën të dhëna nga më shumë se 20 bankomate në vend dhe prodhuan dhjetra karta bankare. Në periudhën e fundit në të cilën bullgarët ushtruan aktivitetin e tyre kriminal u regjistrua një shifër e vjedhur prej 150 mijë eurosh dhe e vetmja shumë e bllokuar nga policia ishte 1 mije euro. Hetimi për gjetjen e parave të vjedhura, të klientëve të disa bankave shqiptare vazhdon. Nje pjese e tyre mendohet të jetë shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në shqipëri dhe një pjesë tjeter mund të jetë dërguar në Bullgari. /Telegrafi/

 

Exit mobile version