Tre të rinj gjatë muajve të fundit dyshohet se kanë vjedhur 18 monopatina në zona të ndryshme të Tiranës.
Tetë prej tyre janë shitur, ndërsa 10 të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra 18-vjeçari A.Gj, ndërsa nën hetim u vunë tre të mitur të moshave 16-17 vjeç
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/