Telegrafi

Vidhet ylli i Goran Pandevit në sheshin e Strumicës (Foto)

Në sheshin “Goce Dellçev” në Strumicë sot nuk është parë ylli i futbollistit të njohur maqedonas Goran Pandev, informojnë nga Komuna e Strumicës.

Ky yll ishte vendosur në vitin 2010, si simbol i titujve evropian të vituar nga Pandevi me ekipin italian Inter, vit në të cilin është rikonstruktuar edhe sheshi i Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Strumicës e dënon këtë akt të vjedhjes së yllit të Goran Pandevit dhe njofton se rastin e ka paraqitur në polici, e cila ka kryer hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Foto: Komuna e Strumicës
Foto: Komuna e Strumicës