Dy raste të vjedhjes kanë ndodhur dje në qytetin e Ferizajt.
Një person ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura me targa të Sllovenisë e cila është pronë e një kompanie sllovene dhe ishte në shfrytëzim nga ankuesi.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime. Kurse në rastin tjetër një person ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parashë.
Po ashtu edhe ky rast është nën hetime ndërkaq nuk ka persona të arrestuar. /Telegrafi/