Site icon Telegrafi

Vidhet unaza me vlerë 500 mijë euro

AP njofton se hajnat e veshur me elegancë u futën të martën mbrëma në Cartier, në rrugën Condotti dhe kërkuan të shikojnë “unazën më të shtrenjtë të dyqanit”. Kur morën plaçkën në dorë, e mashtruan shitësen, ndërsa ajo e vërejti hajninë vetëm pasi ata dolën qetësisht prej derës.

Policia njoftoi se unaza e shtrenjtë ka qenë e zbukuruar me diamante dhe hajnat janë të huaj të moshave rreth 40-vjeçare. Njëri prej dëshmitarëve tha se para hyrjes së dyqanit hajnat i priste një automobil me të cilin ikën shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version