Telegrafi

Vidhet shitorja ‘Tinex’, hajduti i pakënaqur nga paratë e vjedhura!

Një hajdut i maskuar, i armatosur me një thikë mbrëmë pas orë 21:00 ka vjedhur shitoren Tinex, e vendosur në rrugën “Viç” në lagjen e Shkupit Karposh 4, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hajduti, ka hyrë në shitore në të cilën kishte klientë dhe punonjëses me thikë pas shpine e ka kërcënuar ta hapë arkën.

Punonjësja ka hapur arkën, ka marrë paratë, por ka qenë i pakënaqur nga paratë e vjedhura, ka kërkuar që të hapet edhe arka e dytë. Në të njëjtën kohë punonjësja ka arritur ta shtypë butonin e alarmit.

Ka kaluar pak kohë dhe në panikë, arka nuk është hapur nga punëtorët, por ai më pas ka arritur të arratiset. I gjithë incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe në vend ka mbërritur policia dhe ekipi inspektues.

Aktualisht është duke u inspektuar rasti dhe janë marrë shenjat e gishtave për gjetjen e hajdutit. /Telegrafi/