Site icon Telegrafi

Vidhet një varr i lashtë në Kinë

Policia kineze ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vjedhje të relikeve nga një vend i lashtë varrimi. Banda thuhet se ka vjedhur pothuajse 650 objekte, përfshirë sende dhe stoli prej ari dhe argjendi.

Artikujt e vjedhur datojnë në shekullin e VII-të, tha Ministria e Sigurisë Publike e Kinës në një deklaratë. Të dyshuarit dyshohet se u përpoqën t’i shesin për rreth 11 milion dollarë.

Objektet janë gërmuar ilegalisht nga varret, të vendosura në krahinën veriperëndimore të Qinghait.

Exit mobile version