Site icon Telegrafi

Vidhet një postë në Shkup

Një kryerës i panjohur të premten pasdite ka kryer vjedhje të rëndë në një postë në qendrën tregtare “Natanail Kuçevishki” në Butel, deklarojnë nga policia.

Më 24.01.2020 në orën 10:15 është paraqitur se në rrugën “Natanail Kuçevishki” në qendrën tregtare, në një objekt të postës, një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë dhe nga një kasafortë metalike ka marrë para.

Nga policia thonë se janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version