Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur një femër e bukur ia humb përqendrimin një mashkulli, ndërkohë që një person i tretë e vjedh Lamborghinin për të cilin ai duhej të kujdesej.
Ylli i internetit, Amanda Cerny, është bashkuar me rengaxhiun amerikan të YouTube, Josh Paler Lin, për ta përgatitur rengun.
Josh e paguan një mashkull 100 dollarë që të kujdeset për veturën e tij të shtrenjtë, mirëpo në moment shfaqet femra seksi – Amanda.
Qëllimi i saj është që ta shpërqendrojë dhe natyrisht se ia arrin qëllimit, njofton Telegrafi.
Me vëmendjen vetëm tek ajo, ‘viktima’ as që e sheh se dikush hip në Lamborghini dhe e vjedh atë.
Se çfarë ndodh pastaj, mund të shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/