Site icon Telegrafi

Vidhet kompjuteri me të dhëna të LDK-së

"Në mëngjes e gjeta zyrën e thyer, ja shikoni ajo ishte hapur me forcë dhe nga ajo është marrë vetëm kompjuteri, shtëpiza dhe monitori", beri të ditur Ismail Nazifi, sekretar teknik i Degës.

Sipas Nazifit, në këtë kompjuterë ishin të gjitha të dhënat duke filluar që nga anëtarësia, regjistrimi i posakryer nëpër nëndegë e deri tek listat e komisionerëve si dhe të raporteve të punës. Në anën tjetër për nënkryetarin e Degës Faik Grainca kjo vjedhje mbase nuk duhej shikuar vetëm si një vjedhje e rëndomtë.

"Mund të jetë edhe ashtu por faktet tjera flasin ndryshe. Në dy zyrat tjera ne i kemi edhe kompjuterët e tjerë, por ata as që janë prekur, por është vjedhë pikërisht kompjuteri i cili ka poseduar të gjitha të dhënat mbi aktivitetin e Degës sonë andaj, dyshojmë që ky sulm barbarë ndaj zyrës sonë të ketë prapavijë politike".

Për këtë rast ishte informuar edhe policia ."Vjedhja ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar në rrugën ,,Epopeja e Jezercit”, saktësisht në objektin e Shtëpisë së Bardhë , ku persona deri tani të panjohur me dhunë kanë hapur derën e zyrës së Degës së LDK-së në Ferizaj, me këtë rast kanë vjedhur shtëpizën dhe monitorin të markës “Dell”, pohoi zëdhënësi rajonal i PK-së Agim Gashi, duke sqaruar se hetuesit e Stacionit Policor të Ferizajt janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti. /Koha//Telegrafi/
 

Exit mobile version