Telegrafi

Vidhet i tërë plazhi

Hungaria nuk ka plazhe të saja, dhe për këtë, me tona rërë janë bartur për ta bërë bregun e lumit Mindszentas, që t’i përngjajë plazhit të detit sa më shumë që është e mundur.

Por menaxherët, të cilët kanë mbyllur gjatë dimrit parkun e tyre për zbavitje në bregdet, kanë kuptuar se 6.000 metra kub të rërës me gjithë lojërat, kasollet madje edhe dyqanet prej druri u janë vjedhë.

Kryetari i këshillit të Etelka Repas ka thënë: "Është çmenduri, kam menduar se është e pamundur të vidhet një plazh i tërë. E kishim pastruar dhe mbuluar për dimër dhe papritmas këtë javë e pamë që ishte zhdukur tërësisht, plazhi dhe çdo gjë tjetër".

Shtatë vende të reja nga ish-blloku komunist, përfshirë edhe Hungarinë, iu kanë bashkëngjitur zonës Schengen, që do të thotë edhe fund i kontrollit në mes të shteteve të BE-së në Evropë.

"Sigurisht është bartur përtej kufirit, tani që nuk ka më kontrolle, është më lehtë të fshihet", ka thënë Repas.

Policia është duke hulumtuar rastin.