Telegrafi

Vidhet derisa i ndihmon një nevojtari

Mjekja e kishte lënë motorin e ndezur dhe kishte vrapuar për t’i ofruar ndihmë një këmbësori i cili ishte goditur nga autobusi në Manchester.

Derisa po e ekzaminonte, dikush ka hyrë në automjetin e saj dhe ka ikur me të.

Policia nuk e ka publikuar identitetin e mjekes e as të viktimës, por merret vesh se bëhet fjalë për një burrë rreth të shtatëdhjetave i cili ka pësuar lëndime të kokës.

Inspektori John Kelly ka thënë se zemërmirësinë e mjekes e ka shfrytëzuar një hajn i pashpirt.