Site icon Telegrafi

Vidhet banesa në Tiranë, momenti kur hajdutët hyjnë nga tarraca

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona pasi dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur sende me vlerë 15.000 euro.

Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Balla, 25 vjeç, Denis Myftari, 23 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre, Ervin Xaka.

Policia ka arrestuar gjithashtu Florian Çelën, një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi Denis Myftari, ka ruajtur shtetasin Leonard Balla, i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro.

Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Ervin Xaka, ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit Florian Çela.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Exit mobile version