Në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë, është vjedhur arka e bamirësisë.
Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe është publikuar edhe në rrjetet sociale.
Është pikërisht Ramadan Avdullahu i cili ka bërë publike videon në fjalë ku shihet edhe personi i cili me një kazmë mundohet që të hapë arkën dhe arrin të marrë të gjitha të hollat që gjendeshin brenda saj.
Siç shihet nga video-ja personi i dyshuar kur mbledh të gjitha të hollat mbyll atë dhe largohet.
Ndërkaq, vjedhje të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, përcjell Telegrafi