Telegrafi

Vidhen stoli me vlerë mbi dy milionë denarë në një shtëpi në Gostivar

Foto: Ilustrim

B.A (63) pronari i shtëpisë në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, mbrëmë ka paraqitur se në shtëpinë e tij është kryer vjedhje e rëndë në periudhën prej orës 8 deri 11, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas hetimit është vërtetuar se persona të panjohur, me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë konrtolluar shtëpinë dhe në njërën nga dhomat kanë gjetur një kuti me unaza, hallka, para prej ari dhe gjësende tjera me vlerë prej mbi 30 mijë euro.

Vjedhësit kanë shkaktuar edhe dëm shtesë duke e dëmtuar derën e hyrjes, e cila vlerësohet rreth 150 mijë denarë./Telegrafi/