Site icon Telegrafi

Vidhen me qindra serverë për mihjen e Bitcoin

Kriminalët kanë vjedhur rreth 600 serverë nga qendra e të dhënave në Islandë, të cilat janë përdorë për mihjen e valutave digjitale.

Lajmi është bërë i ditur nga AP, sipas së cilës vlera e pajisjeve të vjedhura është dy milionë dollarë.

Me këtë rast janë arrestuar 11 persona të dyshuar se janë të ndërlidhur me vjedhjen.

Pajisjet e vjedhura nuk janë kthyer, ndërkohë që autoritetet islandeze thanë se vjedhja e serverëve ka shkaktuar vetëm humbje financiare, pasi në to nuk kishte të dhëna tjera.

Exit mobile version