Për nderë të 20-vjetorit të rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz dhe Epopesë së UÇK-së, Besart Gashi, kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 gëzhoja plumbash portretin e Adem Jasharit.
Por ky mozaik me portret të Adem Jasharit nuk është si në fillim.
Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur.
Reperi i mirënjohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG ka publikuar disa fotografi të portretit të heroit kombëtar, Adem Jashari.
Plumbat e këtij portreti dikush i ka vjedhur, e kjo e ka zemëruar tejmase Gold AG-n.
Ai ka publikuar fotografitë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, me mbishkrimin ” BAC .. në kohën e luftës nuk t’i kanë pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!”.