Site icon Telegrafi

Vidhen pllakat e hekurudhës, shmanget tragjedia

Përgjegjësi i linjës ka konstatuar heqjen e 16 pllakave në vendin e quajtur Vanaj. Pas njoftimit makinisti e ka ulur shpejtësinë e trenit, duke kaluar në këtë zonë me një km në orë, çka ka shmangur një tragjedi të mundshme.

Pllakat që mbajnë të lidhur trasenë janë grabitur në një gjatësi prej 500 metrash. Sipas policisë, pllakat njëra prej të cilave peshon 17 kg, janë vjedhur për tu shitur për skrap. Kjo është hera e tretë që kjo linjë hekurudhore bie pre e grabitësve./Telegrafi/
 

Exit mobile version