Janë vjedhur para nga kisha “Shën Ilija” në fshatin “Gorna Boshava” në Kavadar. Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, sot informoi se vjedhja është paratitur mbrëmë në policinë e Kavadarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në periudhën prej 15 deri 30 të këtij muaji, person i panjohur është futur në kishë. Ai me lëndë të fortë ka hapur arkën metalike dhe nga ajo ka marrë paratë që kanë lënë besimtarët”, tha Dodevski.
Ai shtoi se policia po ndërmerr masa për kapjen e vjedhësit, ndërsa nuk tregoi për shumën e parave që janë vjedhur./Telegrafi/