Telegrafi

Vidhen para dhe stoli me vlerë prej 20 mijë euro në Gostivar

Në një banesë në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar janë vjedhur para, stoli dhe dy armë zjarri me vlerë prej rreth 20 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëdhënësit të SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, vjedhësit kanë shfrytëzuar mungesën e familjes dje në periudhën prej orës 7:30 deri 16:00, duke hyrë në banesë dhe kryer vjedhjen.

Për një javë, kjo është vjedhja e dytë e rëndë në Gostivar. Më herët në një shtëpi në Gostivar ishin vjedhur stoli me vlerë prej rreth 30 mijë euro./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vidhen stoli me vlerë mbi dy milionë denarë në një shtëpi në Gostivar