Site icon Telegrafi

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Tetovë

Persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpi pronë e Xh.K (40) nga Tetova, mbrëmë pas përdorimit të forcës dhe me mjete të forta kanë hapur derën e ballkonit të katit të parë.

Hajdutët nga shtëpia kanë marrë 700 euro si dhe dy kuti me ar dhe bizhuteri, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar është 600 mijë denarë.

Po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësve./Telegrafi/

 

Exit mobile version