Site icon Telegrafi

Vidhen pajisje të ndryshme nga Hekurudhat e Maqedonisë

Vjedhjet e shpeshtuara kanë vënë në rrezik sigurinë dhe funksionimin normal të komunikacionit hekurudhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Shkup, informuan për Alsat-M se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor.

“Kështu duke filluar prej datës 12.04.201, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov-Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Hekurudhave të Maqedonisë.

NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit me automjetet e tyre në këto vend kalime rrugore./Telegrafi/

Exit mobile version