Telegrafi

Vidhen një BMW, llap top e para në Prishtinë

Një llap top, disa kartela bankare, para të gatshme dhe një veturë e tipit BMW, janë vjedhur nga persona të panjohur në një shtëpi private në Prishtinë.

Policia  e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku një ankues mashkull ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur gjësendet e lartpërmendura.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/