Telegrafi

Vidhen mbi 160 kilogramë argjend në thesarin e Trepçës

Ndërkohë zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se zyrtarët përgjegjës të sektorit të kombinatit “Trepça” në Zveçan, kanë njoftuar dje autoritetet policore për mungesën e metalit të çmuar nga trezori i këtij kombinati.

Hetuesit policorë kanë konstatuar se nga trezori mungojnë 159,3 kg argjend, vlera e së cilit është raportuar të jetë rreth 50 mijë euro. Në lidhje me këtë, hetuesit e Policisë kanë intervistuar gjashtë persona përgjegjës të nacionalitetit serb, të cilët ishin të autorizuar për qasje në brendi të trezorit ku mbaheshin metalet.