Janë vjedhur disa kode, të cilat përdoren për krijimin e Pasaportës së Gjelbër Evropiane.
Duke cituar burime nga Italia, agjencia ANSA thekson se ato tregojnë se këto kode tani përdoren për të krijuar certifikata të falsifikuara që ofrohen në internet.
Aktualisht në rrjete qarkullojnë dy pasaporta jeshile të lëshuara në emër të Adolf Hitlerit, të cilat rezultuan të vërteta duke kontrolluar.
Sipas faqes italiane “Zezone.it”, janë dy pasaporta jeshile me emrin Adolf Hitler, njëra me datëlindje 1900 dhe tjetra 1930. Të dyja kanë një kod QR të vlefshëm dhe faqja pretendon se këto kode janë vjedhur në Poloni.
Ende nuk dihet numri i kodeve të vjedhura, ndërsa sipas informacioneve zyrtare nuk dihet se në cilin shtet janë vjedhur.
Hetimi është në vazhdim dhe takime janë mbajtur në disa nivele evropiane. Meqë ra fjala, në Itali nevojitet një pasaportë e gjelbër nga 15 tetori për të hyrë në vendin e punës. /Telegrafi/