Site icon Telegrafi

Vidhen dy xhami në Tetovë

Vjedhje në dy xhami të Tetovës janë kryer nga persona të panjohur në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, në xhaminë Gam – Gam që ndodhet në rrugën “Borçe Koçovski”, pas objektit të Gjykatës Themelore të Tetovës, kryesit dhunshëm e kanë hapur kutinë prej druri dhe kanë marrë rreth 300 denarë. Ata dhunshëm e kanë hapur edhe derën ndihmëse të xhamisë në anën perëndimore dhe kanë hyrë në të ku janë përpjekur dhunshëm ta hapin hapësirën e arkëtarit, por nuk kanë arritur, dhe kanë hyrë në hapësirën e Këshillit të xhamisë ku nuk kanë marrë asgjë.

Në të njëjtën periudhë persona të panjohur me kanë vjedhur në xhaminë e Pashës në Tetovë kanë vjedhur diku rreth 1000 denarë.

Në të dyja vendet policia ka bërë hetimin e vendit dhe punon për identifikimin e kryesve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version