Dy shtetas të Indisë kanë denoncuar në polici se dje janë vjedhur në autostradën për në Kumanovë.
Sipas të dhënave të MPB, dy shtetasit janë të moshës madhore 26 dhe 25 vjeçare ndërsa me kërcënim atyre u janë marrë para dhe telefonat celularë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/