Policia e Elbasanit arrestoi një person i cili kishte vjedhur banesën e një punonjësi policie në Gramsh.
Autori i vjedhjes, Vladimir Shuli, u arrestua pasi vodhi 4 milonë lekë të vjetra, armën e punonjësit të policisë dhe një sasi të madhe bizhuterish dhe sendesh personale.
Policia e Shkodrës arrestoi një 18-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e banesave të pushuesve në plazhin e Velipojës.
Autori u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur brenda një banese të marrë me qera nga shtetasi S. K., pushues në plazhin e Velipojës.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se personi është autor i disa vjedhjeve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme, në plazhin e Velipojës, për të cilin është bërë dokumentimi i plotë ligjor./Telegrafi/