Persona të panjohur natën e kaluar i kanë vjedhur nëntë drunj zbukurues, të mbjellur nga ndërmarrja publike para poliklinikës “Çair”.
Bashkia e Shkupit njofton se me këtë vjedhje është shkaktuar dëm material, si dhe është dëmtuar gjelbërimi në vendin ku drunjtë kanë qenë të mbjellur. Rasti është paraqitur në polici, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet e Bashkisë së Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” këto ditë kanë dalur në terren në të gjitha komunat e Shkupit për të mbjellur drunj të rinj dhe për t’i larguar ata që janë dëmtuar. Gjatë këtij aksioni, në lokacionin ku janë vjedhur drunjtë, do të mbillen tjerë.
“Mbjellja e drunjve është prioritet për Bashkinë e Shkupit, si investim për mjedis jetësor më të mirë. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë të kenë hapësira më të bukura”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/