Telegrafi

Vidhen ditarët e shkollës në Obiliq (Video)

Në mesnatën e së enjtes, në shkollën e mesme profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq, janë vjedhur pothuajse të gjithë ditarët.

Hajnat kanë hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren e gjithashtu edhe sallën e arsimtarëve, përderisa objekti shkollor gjate natës nuk ka roje, kjo ngaqë ka kamerat e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Për rastin në fjalë drejtori i shkollës “Ismail Dumoshi”, Sahit Zeqiri, ka thënë që arsyeja mund të jetë suksesi i dobët i dy prej klasave të kësaj shkolle, njëkohësisht ai iu është drejtuar organeve kompetente.

Organet e policisë nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

Ndërsa në drejtorinë komunale të arsimit, thanë se për pak kohë do t’i drejtohen ministrisë së arsimit, për të parë se si do të veprohet më tutje në qoftë se ditarët nuk gjenden.