Në policinë në Manastir, S.J.(66) dje ka paraqitur se në periudhën nga 10 qershori deri më 28 tetor një autor i panjohur ka marrë nga një arkë në filialen e Bankës Komerciale 836.902 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç kumtojnë nga MPB, një autor i panjohur i ka marrë mjetet e arkës së metaltë ashtu që me përdorimin e mjetit e ka hapur derën e arkës.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Manstir dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit. /Telegrafi/